Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka informuar se identifikimi elektronik i votuesve ka shkuar deri tani mirë. Në një postim në Twitter, Celibashi shkruan se në shumicën e qendrave pajisja ka funksionuar dhe operatorët e kanë bërë më së miri detyrën e tyre.
Problematikat me identifikimin elektronik (sjellje operatoresh + funksionalitet pajisje) janë në përqindje shumë të ulët. Në shumicën dërrmuese të qëndrave të votimit pajisja ka funksionuar dhe operatorët kanë bërë detyrën e tyre,”-shkruan Celibashi.
Deri në orën 17:00 pjesëmarrja në rang kombëtar kanë marrë pjesë në votime 43.62% e votuesve. Qendrat e votimit janë hapur që prej orës 07:00 dhe do të qëndrojnë hapur deri në orën 19:00.
Deri tani vendin e parë për pjesëmarrje në rang vendi e mban Dibra, duke lënë pas edhe Tiranën. Në vendin e fundit renditet Vlora, me pjesëmarrjen më të ulët.
Nuk kanë munguar as incidentet, pasi në një qendër votimi në Maliq u dhuna një çift bashkëshortësh, të cilët pretenduan se ishin dhunuar nga djali i kryeplakut të fshatit. Po ashtu, së fundi ka pasur një incident në një qendër votimi në Kavajë, ku kryetari i KZAZ mbylli qendrën e votimit pasi pretendonte se e dinte sa votues kishte fshati dhe nuk kishte mbetur më asnjë për të votuar.