Presidenti Ilir Meta ka shkuar në Vlorë për të monitoruar mbarëvajtjen e procesit të votimit. Së bashku me të ka qenë edhe këshilltari Ylli Asllani, i cili e ka informuar presidentin se ardhja në votime në krahasim me vitin 2017 ka njohur një ngritje.
Meta ju përgjigj se njerëzit duhet patjetër të votojnë të gjithë të lirë, sipas bindjes së tyre.
Ka një moment që ardhja ose zotimi në krahasim me 2017 ka njohur një ngritje“, u shpreh këshilltari.
“Duhen patjetër ngritjet duhet të votojnë të gjithë të lirë sipas bindjes së tyre, shumë mirë, për cdo gjë më thoni”, iu përgjigj Meta.
Kujtojnë që ditët e fundit të fushatës elektorale , presidenti Ilir Meta ka qenë vazhdimisht në Vlorë pasi sipas tij ka pasur tentativa për blerjen e votave. Meta ka akuzuar Damian Gjiknurin se ka tentuar të blejë zgjedhjet me të njëjtën skemë që u përdor në Dibër në vitin 2017. Presidenti kishte paralajmëruar gjithashtu se ditën e votimeve do të ishte në Vlorë. Ndërkohë,ai votoi herët në mëngjes në qendrën e e tij të votimit në Tiranë.
Gjithashtu më herët votuan edhe krerët e partive, Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha.
Deri tani procesi ka shkuar përgjithësisht qetë, me incidente të vogla.
Deri tani pjesëmarrja në votime ka qenë më shumë se 30%.
U gjet anash rrugës e aksidentuar, ndërron jetë gruaja në Fier
Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Lushnjë, ku një grua, ende e paidentifikuar, ka humbur...