Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka informuar paraprakisht për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor deri në këto momente. Celibashi ka thënë se situata është e qetë e me shume pak probleme teknike. Ai gjithashtu ka ftuar kandidatët e në veçanti udhëheqësit politik që të demonstrojnë qetësi, durim dhe maturi në komunikimet e tyre publike.
“Situata e votimit është e qetë & me shumë pak problematikë teknike. Ftoj kandidatët për deputet, e në veçanti udhëheqësve politik & drejtuesve të institucioneve kryesore të shtetit të demostrojnë qetësi, durim & maturi në komunikimet publike & kështu ti adresohen mbështetësve.”-shkruan Celibashi.
Ditën e sotme mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, që do të përcaktojnë se kush do të qeverisë vendin në katër vitet e ardhshme. Deri tani krerët e politikës kanë votuar. Basha, Rama dhe Kryemadhi kanë hedhur votën e tyre në qendrat përkatëse të votimit. Gjithashtu ka votuar edhe presidenti Ilir Meta. Deri tani procesi i votimit ka qenë i qetë, me pak parregullsi të raportuara ndërsa qendrat e votimit janë hapur që prej orës 07:00 e do të jenë të hapura deri në 19:00, në varësi të situatës.Në këto zgjedhje Partia Socialiste kërkon një mandat të dytë për qeverisjen e vendit, ndërsa Partia Demokratike kërkon të rikthehet në pushtet pas 8 viteve në opozitë.
Rrëshqitje dherash në aksin Elbasan-Korçë
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë sot qytetin e Elbasanit kanë krijuar vështirësi serioze në qarkullimin e automjeteve....