Kreu i PD, Lulzim Basha ka thënë edhe njehërë tjëtër se gjoba e Francesco Becchetti-t do paguhet nga Rama Veliaj dhe Ëngjëll Agaçi e jo nga taksat e qytetarëve. I ftuara në “Abc-në e mëngjesit” me gazetarin Enkel Demai, ai i cilësoi ata të tre si përgjegjës për dëmin e shkaktuar ndaj vendit dhe tha se përgjegjësia do të jetë individuale.
“Është një dëm i shkaktuar nga sjellja e kryeministrit, kryetarit të bashkisë Tiranë dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë. Dëmi ka përgjegjësi personale, siç e kam thënë dhe do të adoptojmë të njëjtat norma. Nuk do të paguhen nga taksat e qytetarëve, por do të jetë përgjegjësi individuale e atyre të treve. Do të bashkëpunojmë me Europol dhe organizata të tjerë. Do të ngremë mekanizma për të gjurmuar pasuritë e tyre kudo të ndodhen, në banka offshore”, tha Basha.
Ai foli edhe për planin e tij nëse fiton zgjedhjet e 25 prillit. Basha tha se Parlamenti do të ushtrojë kontroll ndaj qeverisë dhe mandate i kryeministrit do të kufizohet vetëm në dy. Kryedemokrati deklaroi se ky do të jetë një nga amendamentet e para që do të kalojë kur të bëhet kryeministër.
“Funksionimi i Parlamentit si një instrument të kontrollit të qeverisë. Funksionimi i opozitës, liria e medias. Garancia e gazetarit. Dhe ka një instrument tjetër që është propozimi im dhe që do të bëhet realitet. Që është kufizimi i mandatit të kryeministrit, në vetëm dy mandate. Ju e dini se atë që nuk bën dot për 8 vite nuk e bën dot as për 4 të tjera. Ky është një rregull në një nga demokracitë më të përparuara të botës. SHBA e ka kështu dhe duhet të jetë rregulluar për shqiptarët. Ky do të jetë një nga amendamentet e para që unë do të kaloj”, ka thënë Basha.