Kryeministri Rama është vazhdimisht duke kërkuar me ngulm shumicën absolute në Parlamentin Shqiptar. I pyetur nga gazetari Bledi Fevziu se cili është kufiri që e ndan nga largimi prej PS-së, Rama ka thënë se nëse do i duht të ndërtojë një shumicë qeverisëse nga halli, ai nuk do jetë. Nëse nuk ka 71 mandate, kryeministri tha se realizohet ëndrra “Rama ik”. Ai nuk do të vazhdojë nëse nuk e ka mandatin e qartë për t’u thënë shqiptarëve t’I japin 4 vjet.
Pjesë nga biseda:
Fevziu: Kush është kufiri që ju ndan?
Rama: Nëse s’ka një mandat të qartë unë nuk jam. Nëse duhet të ndërtoj një shumicë qeverisëse nga halli, unë nuk jam .
Fevziu: Nëse ju keni 71 vota nuk do jeni më kryetar i PS?
Norma në demokraci është që partia e parë është partia fituese. Dhe normalisht ai që ka numrin më të madh të votave, merr mandatin. Ai figura, shoku im atje në Hagë, e ka mandatin e katërt…Merr 23% dhe ka 6 muaj rri i rrotullon ata, i bën. Nëse unë nuk kam mandatin e qartë për të bërë realitet projektin, për t’u thënë shqiptarëve: më jepni 4 vjet t’ju jap një Shqipëri tjetër, unë nuk jam. Ti realizon ëndrrën, “Rama ik”.