Mbështetës të Partisë Demokratike ndaluan ditën e sotme një makinë për të cilën thanë se personat që ishin Brenda, po shpërndanin para në këmbim të votave. Për ngjarjen në fjalë ka foluar edhe kandidati democrat, Luan Haka i cili ka bërë me dije se në makinë janë gjetur 5 milionë lekë të reja dhe lista me të gjitha fshatrat që do të shpërndaheshin.
Haka tha se zonat janë të ndara me emra, ndërsa ka paralajmëruar se PD do të jetë në vëzhgim 24 orë. Kjo pasi ngjarja është përsëritur edhe më parë Luzni në orët e vona të natës .
“Kishim tre ditë që ndiqnim të gjitha makinat. I dimë kush shpërndan lekë, të njëjtat persona që kanë fituar përherë zgjedhjet me mashtrime. Para këtij momenti që të bllokonim këtë makinë, ishim në fshatin Kllupçisht, atje po bëhej gati shpërndarja e lekëve. Në atë moment, morëm informacion për këtë makinë dhe erdhëm e bllokuam. U gjetën 5 milionë lekë në makinën e bllokuar dhe lista me të gjitha fshatrat që do shpërndanin, por nuk është vetëm ky, janë tre-katër tjetër, i kanë të ndara zonat. Kjo është e Milaimit, tjetri Dionisi, etj., se këta janë specialistë. Këta mendojnë se do të poshtërojnë popullin e Maqellarës.
Ne jemi 24 orë në vëzhgim, pa gjumë fare. Nuk është vetëm ky moment, mbrëmë patëm probleme në Luzni. Në 3 të natës kemi shkuar 40 veta në Luzni. I futën po të njëjtat persona nëpër shtëpi dhe u mbyllën brenda. Grupet tona janë të gatshme gjithandej, nuk i lëmë tolerim fare. Ne jemi jetë a vdekje këtu, nuk fitohet vota me lekë”, tha Haka.