Ditën e sotme ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit. Drilona Hoxha zëdhënësja e KQZ-së , në një prononcim për mediat bëri me dije se është bërë gati baza materiale për shpërndarjen e kamerave në çdo KZAZ.
Gjithashtu zëdhënësja e KQZ-së bëri me dije se do të bëhet shpërndarja e materialeve për qarqet
Kukës dhe Vlorë, Fier, Shkodër, Berat, Gjirokastër, Dibër ndërsa nesër do të vijojë me Tiranën, Elbasanin, Durrësin e Lezhën.
Gjithashtu janë vendosur edhe masat e nevojshme anti-COVID, si ka njoftuar disa ditë më parë me një shkresë zyrtare Komiteti Teknik i Ekspertëve.
“Sot ndodhemi në Lundër, ashtu siç po shikoni po bëhet gati baza zgjedhore për zgjedhjet e 25 Prillit. Ky proces ka filluar edhe përpara mbërritjes së fletëve të votimit në vend. Shpërndarja e bazës zgjedhore ka nisur me dhomat e fshehta të votimit, materialet e planit të masave anti-Covid dhe posterat që do të afishohen pranë qendrave të votimit për të orientuar qytetarët si do të votohet”, u shpreh zëdhënësja.
Materialet zgjedhore janë ngarkuar me kamionët e ushtrisë dhe janë shpërndarë në mbi 5100 qendra votimi në Shqipëri.
Fletët e votimit janë prodhuar nga kompania sllovene. Ka edhe fletë votimi të veçanta, për persona me aftësi të veçantë.
Sjellim në vëmendje që na ndajnë tre ditë nga zgjedhjet parlamentare që do të mbahen ditën e dielë.