Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën 4 të tjerë. Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar për këtë ngjarje kryeministrin e vendit Edi Ra dhe kandidatin për deputet në këtë Qark Taulant Ballën. Berisha ndër të tjera tha se policia po fsheh ngjarjen dhe se e di shumë mirë se pse ka ndodhur. Ai shtoi ndër të tjera shtoi se askush nuk e meriton vdekjen dhe vrasjen. Ai ndër të tjera ka shtuar se viktima ishte i angazhuar në blerjen e votave nga Partia Socialiste.
“Policia fsheh ngjarjen dhe policia e di shumë mirë pse ka ndodhur ngjarja. Problemi është se duhet të mbulojnë krimin e partisë. Ky është një krim i mirëfilltë i Edi Ramës edhe Taulant Ballës. Këtë humbjen po e përjetojnë të tmerruar. Ka fakte më absolute të lidhjes së tij si mishi me thoin me PS. S’mund ta mohojnë kurrsesi. Edhe pse është i PS, problemi është se PS e angazhoi në blerjen e votave. Në një vend ku dënimi me vdekje nuk ekziston, asnjë njeri dhe në asnjë rrethanë nuk meriton vdekjen dhe vrasjen, por ka një gjë, ka një rrethanë vetëmbrojtje. Jo në asnjë rrethanë, Shqipëria është një vend që nuk ka dënimin me vdekje. Ata vrasin njeri- tjetrin, sepse këta nuk i fusin në burg. Nuk ka ndonjë retorikë të ashpër nga PD në këto zgjedhje, nëse sheh retorikën mes Bashës dhe Ramës ndryshimi është si nata me ditën, Edi Rmaa kalon nga podiumi në podium, nga fyerja në fyerje.”, ka thënë ish-kryeminsitri Sali Berisha, në studion e “Ilva Naw”.
“Ka një urrejtje për veriun, është i sëmurë. Nuk ka asnjë zyrtarë të lartë përveç një zv.ministër shëndetësie”, tha ish-kryeministri.
Ish-lideri i Partisë Demokratike shtoi se qeveria e drejtuar nga Rama ka ofruar shumë pak investime në veri të vendit duke thënë se “në Shkodër dhe gjithë veriun ka investuar sa 2/3 e investimit në pllakat e sheshit Skënderbe”. Berisha përmendi dhe disa investime në infrastrukturë si rruga e Vermoshi, Hanit të Hotit, etj., për të cilat tha se janë projekte të realizuara gjatë qeverisjes së tij.
Për aeroportin e Kukësit, z. Berisha tha se pista ka qenë ekzistuese që gjatë luftës së Kosovës por për shkak të një marrëveshje të nënshkruar nga Fatos Nano me koncesionarin e Rinasit nuk lejohej të përdorej asnjë aeroport tjetër në vend.
“Edhe në fushatën e 2017 kam bërë të njëjtën gjë, sepse fushata ka vetëm një lider dhe që të gjithë pa përjashtim vihen në funksion dhe në mbështetje të tij. Të njëjtën gjë që kam bërë gjatë kësaj fushate kam bërë edhe gjatë fushatë së kaluar”, tha ish-kryeministri.