Skip to content
Aktualitet

Rama për hapjen e Spitalit të Fierit: Sjellim në Shqipëri traditën e mrekullueshme turke

· 2 min lexim

Kryeministri i vendit, Edi Rama nga Divjaka,  ka folur për hapjen e Spitalit Rajonal të Fierit. Kryeministri ka deklaruar se spitali do të shërbejë  që shqiptarët të marrin më shumë shërbime shëndetësore të nevojshme.Kryeministri i vendit theksoi se me mandatin e tretë Partia Socialiste do ta kthejë Divjakën në një destinacion të rëndësishëm turistik. Ndër të tjera kreu i qeverisë ka shtuar se do të hapet edhe një filial i Universitetit Teknik të  Stambollit. Gjithashtu ai ka thënë se ka nënshkruar disa marrëveshje në Ankara.

“Spitali i Fierit do jetë me vlerë të jashtëzakonshme.  Me hapjen e spitalit, sjellim në Shqipëri traditën e mrekullueshme të shëndetësisë mjaft të adhuruar turke. Në Ankara kemi nënshkruar disa marrëveshje. Ka nisur puna për bashkëpunim dhe zhvillim në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore. Skuadrat tona po ndërhyjnë në Berat, në Gjirokastër dhe rikuperim të shtëpive që i përkasin trashëgimisë së Shqipërisë.

Jam krenar që kemi një vend kaq mik dhe të gatshëm për të na ndihmuar. Këtu do punohet përditë për fazën e re të reformës shëndetësore në Shqipëri. Të kthejmë Divjakën destinacion të lakmuar të turizmit. Duam të hapim filial të Universitetit Teknik të Stambollit në Shqipëri. Miqësia e sinqertë mes Shqipërisë dhe Turqisë po sjell dobi të panumërta në vendin tonë”, deklaroi Rama.