Kryeministri Edi Rama ka mohuar që audiopërgjimi i sotëm i drejtorit të Kadastrës, Artan Lame, të ketë lidhje me blerejn e votave. Edhe pse Lame e thotë qartë në përgjim “Nëse u themi që nuk legalizohen shtëpitë tuaja, i kemi hedhur direkt mish për top për kundërshtarin. Prandaj duhet t’i mbajmë varur…” sipas Ramës kjo nuk ka lidhje me votat. Kryeministri ka thënë në emisionin “Ilva Noë” në Euroneës se përgjimi është i vitit 2017 para se të moratohej ligji i ri për legalizimet dhe sërish sipas tij, faji është i presidentit Meta që i përkthen çdo gjë në blerje vote.
“Nuk ka lidhje fare me votat. Ai është një përgjim i vitit 2017 dhe ai diskutim është bërë përpara se të miratohej ligji i ri dhe po të shikoni çfarë thotë dhe po të merrnin ligjin e ri do të shikoni se të gjitha ato shqetësime janë adresuar në ligjin e ri. Nuk është çështje votash, por e përkthyer nga Ilir Meta çdo gjë është blerje votash. Janë mbledhur për ligjin dhe nuk ka lidhje fare me zgjedhjet ajo. Është një video e përkthyer sipas interesave të Ilir Metës. Nuk është për përfitim të votës. Në këtë rast është për të thënë që nuk mund t’u thuhet qytetarëve kjo gjë pasi për ndryshe të gjitha ata çohen në revoltë. Me ligjin e Saliut nuk legalizoheshin ndaj ndryshuam ligjin dhe tani do t’i legalizojmë”, ka thënë Rama.