Skip to content
Të Gjitha

Ishte zhdukur prej dy javësh, gjendet i ekzekutuar në makinë Sokol Rama

· 1 min lexim

Ishte shpallur i zhdukur prej dy javësh në Tepelenë, por sot 32-vjeçari Sokol Rama është gjetur i ekzekutuar në makinën e tij në fshatin Mbrezhtan të Përmetit.

Dyshimet e para të policisë janë prishja e pazareve të drogës.

Prej gati dy javësh 32-vjeçari Sokol Rama, banues në fshatin Mamaj të Tepelenës dhe shoku i tij nga Përmeti, Roland Milo nga fshati Miçan i Frashërit në Përmet janë deklaruar të zhdukur nga familjarët. Fillimisht, është deklaruar i zhdukur nga të afërmit e tij 32-vjeçari Rama.

Ai është një emër i njohur për Policinë lokale pasi rezulton person me precedentë penal, i akuzuar për vjedhje.

Rama është identifikuar nga Policia lokale si transportues droge.