Skip to content
Politikë

Meta: Me paratë tuaja Fuks-Shteti do të paguajë rreth 10 mijë patronazhistë, 25 prilli referendum

· 2 min lexim

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale referuar një shkrimi thotë se për herë të parë në dy dekada, pensionet u ulën me 3.2% në qytete. Meta thotë se në fakt ulja e vërtetë ka ndodhur pasi qeveria shqiptare me kontributet e qytetarëve do të paguajë 10 mijë patronazhitët që gjurmojnë  jetët private të mbi 900 mijë qytetarëve të Tiranës. Sipas  Presidentit Meta, 25 prilli është referendumi për t’u çliruar nga abuzimi dhe nëpërkëmbja e të drejtave të qytetarëve. Meta bënë thirrje për referendum më 25 prill, për nënat  dhe baballarët për t’u çliruar nga abuzimi dhe nëpërkëmbja e të drejtave të tyre.

Statusi nge Ilir Meta

Të dashur nëna, baballarë, të nderuar prindër dhe veteranë!

Pavarësisht mundit, punës dhe sakrificave tuaja shumëvjeçare, për herë të parë pas më shumë se 20 vitesh, pagesat e pensioneve tuaja jo vetëm nuk u rritën por u ulen me 3,2%.

Në fakt ulja e vërtetë e tyre shkon rreth 5% me inflacionin sepse me paratë e sakrificave dhe kontributeve tuaja Fuks – Shteti do të paguajë rreth 10 mijë patronazhistë që gjurmojnë dhe “gërmojnë” në jetën tuaj private dhe atë të rreth 900 mijë qytetarëve të vendit.

Prandaj 25 Prilli është referendum edhe për nënat dhe baballarët për t’u çliruar nga abuzimi dhe nëpërkëmbja e të drejtave të tyre.🇦🇱