Dje opozita deklaroi se ka vendosur unanimisht për djegien e mandateve, por në media raportohet se deputeti i LSI, Lefter Koka është kundër këtij vendimi.
Në një reagim për gazetën “Bulevard” në Durrës, Koka është shprehur se nuk ka asnjë motiv për të djegur mandatin, por do të vijojë të qëndrojë në LSI.
“S’kam motiv për të djegur mandatin, por do të qëndroj në LSI”, mësohet të ketë deklaruar Koka. Deputeti Lefter Koka nuk ka qenë as në mbledhjen e grupit parlamentar të LSI-së nga i cili u mor vendimi për djegien e mandateve, gjë që e pranoi edhe Monika Kryemadhi.
Pritet të zyrtarizohet në orët në vijim qëndrimi i tij.