Kryeministri Rama ka qenë i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, por duke se situata nuk i ka shkuar aspak ashtu siç e priste. Në momentin që gazetari e pyeti për problemin e kultivimit të kanabisit në Shqipëri, Rama i është kthyer keq duke e quajtur ndërhyrje të turpshme
Pjesë nga biseda:
Edi Rama: Mos bëj ndërhyrje të turpshme. S’ka problem përmende dhe hashashin, s’ka problem fare. Përmende, por këto janë histori
Ilir Babaramo: Janë rekorde të qeverisë tuaj
Edi Rama: Janë uhuuu, që në kohën e mandatit të parë. Do ti, s’do ti, nuk është më.
Ilir Babaramo: Kush e thotë këtë
Edi Rama: Atë shifër nuk e thashë unë, e ka thënë Guarda di Finanzia. Unë nuk them që në Shqipëri nuk mbillet, ka njerëz që bëjnë këtë apo atë, por si fenomen nuk ka më. E kamë pas.
Edhe më keq kryeministri reagoi në momentin që Babaramo i përmendi rrëzimin e avionit me drogë në Divjakë dhe faktin që asnjë masë nuk u morrë nga qeveria. Rama e quajti sërish ndërhyrjen të turpshme ndërsa tha se media ka qejf të flasë vetëm për hashash dhe banane.
Pjesë nga biseda:
Edi Rama: Arsyeja që unë jam këtu dhe që do jem është që të mos e lë Shqipërinë në dorën tuaj, jo në dorën tënde personalisht por në dorën e atyre që…
Ilir Babaramo: Të kthehemi tek hashashi meqë unë kam turp që e përmenda. Këtu mbillet hashashi sheshit, e dini ju që Shqipëria eksporton banana se ka dhe xhepa sekretë.
Edi Rama: Jo, jo, jo…
Ilir Babaramo: Kam dëgjuar edhe disa të dhëna të tjera unë, se u rrëzua një avion me hashash, çfarë mase morët si shtet. Se vetëm tek kërpudha e kryeministrisë nuk ngeli pa u mbjellë hashash.
Edi Rama: Turp të kesh, keni qjef të flisni vetëm për hashash e banane
Ilir Bbaramo: Turp të kem unë? Po pse more ju nuk keni turp? Për ato që bëtë. Ra avioni dhe nuk u mor asnjë masë. Asnjë polic i zonës nuk u shkarkua.
Edi Rama: Bëre një ndërhyrje të turpshme. Këto janë histori, ne këtu jemi për zgjedhjet e 25 prillit, këto janë që në mandatin e parë, ky fenomen nuk ekziston më.