Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tabaku premton: Me programin e PD-së, do të ketë paga më të larta për gratë

13:40 19/04/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka zhvilluar një takim elektoral me gratë sipërmarrëse. Në një takim ku u diskutua gjerësisht mbi situatën që po përjeton ekonomia dhe biznesi dhe për programin e Partisë Demokratike, Tabaku tha se gjithçka ka ndodhur me biznesin, është rezultat i vendimeve të gabuara politike. Tabaku u shpreh se rritja e pagave për gratë është një tjetër çështje e përfshirë në programin e Partisë Demokratike.

“Kur bëmë programin e Partisë Demokratike e kam thënë kushedi sesa herë si shembull. Kam takuar të rinj që thonin ne nuk krijojmë familje sepse nuk kemi ku të jetojmë, i bie që të jetojmë me prindërit. Është e pamundur që të marrësh një kredi, të blesh një shtëpi se sot shtëpitë në Tiranë janë bërë si në New York, ndërkohë që pagat kanë ngelur si në Afghanistan. Dhe kjo ka qenë gjëja me trishtë që kam dëgjuar.

Ndoshta unë dhe shumë të tjerë si puna ime kemi pasur mundësitë, na ka mbështetur familja, të tjerët nuk e kanë, sidomos studentët që vijnë dhe nga rrethet. Për këtë arsye ne kemi vendosur, e di që ne sot diskutojmë për çështje të biznesit dhe të taksave, por për familjet e reja ne kemi vendosur një fond për subvensionimin e interesave të kredisë. Kredia është e papërballueshme, çmimi është i papërballueshëm dhe ne kemi dëshirë që çiftet e reja të kenë kredi me interesa zero që të stimulojmë pikërisht këtë dhe e dyta bonusi për fëmijën.

https://www.facebook.com/jorida.tabaku/videos/4157142467671570/

Ça ndodhi me bonusin për fëmijën? Ne prezantuam kur e llogaritëm, t’ua them sesi ka qenë llogaria, ka qenë një tufë me burra dhe unë duke diskutuar për çështje sociale, për programin edhe më pyesnin sa lekë harxhoni për pampersa, sa lekë harxhoni për këto? Saqë unë u vendosa në përgjegjësi, saqë më thonin pse kaq shumë është pampersi, kaq shumë janë kremrat se nuk ta kupton njeri, sa është tarifa e një çerdhe publike në muaj dhe u mendua një çmim 3 mijë lekë të reja në muaj, për të mbuluar të paktën tarifën e një çerdheje, sepse shpenzimet e një çifti për të mbajtur një fëmijë janë të pallogaritshme, të pallogaritshme dhe thamë të paktën që t’i japim mundësi nënave të punojnë, ne duhet që t’i mbështesim.

Dolëm në të gjithë mediat analistët filluan ku do i gjej lekët Luli. Gjithë janarin kur prezantuam ne programin ishte ku do i gjej lekët Luli? Doli dje Arben Ahmetaj që kopjoi programin tonë, doli dhe tha me paturpësinë më të madhe do u japim 100 mijë lekë në dorë gjithë çifteve të reja për fëmijët dhe nuk pyeti njeri ku do i gjeni lekët.

Taksa e sheshtë 9 përqind, sigurimet shoqërore 18 përqind, 9 dhe 9 dhe fakti që ne duam të eliminojmë çdo favorizim nga ligji, çdo përjashtim nga ligji pra duam që ta hapim tregun. Kjo është në përgjithësi për të gjithë. Ju keni biznese që preken drejtpërdrejt nga konsumi. Qytetarët shqiptarë e kanë të pamundur të shpenzojnë diçka se i gjithë buxheti i familjes është harxhuar o me tarifat e arsimit, o me energjinë elektrike, o me faturat e rritura të ujit, pra është një pesimizëm i përgjithshëm që ka ardhur si rezultat i vendimeve politike”.

Etiketa: fushatëjorida tabakupd

Të lidhura

Ditëlindja e Naim Frashërit- Zëri i amshuar i Shqiptarisë
Aktualitet

Ditëlindja e Naim Frashërit- Zëri i amshuar i Shqiptarisë

Më 25 maj 1846, në fshatin Frashër të Përmetit, lindi Naim Frashëri, figura më e ndritur e Rilindjes Kombëtare dhe...

18:17 25/05/2025
Gjykata jep masat për të arrestuarit në Gjirin e Lalzit
Aktualitet

Gjykata jep masat për të arrestuarit në Gjirin e Lalzit

Gjykata e Durrësit ka vendosur këtë të dielë masat e sigurisë për shtatë persona të ndaluar dy ditë më parë...

15:24 25/05/2025
Para

Zgjedhjet e 25 prillit/ Organizatat dhe minoritarët thirrje qeverisë greke: Lehtësoni qarkullimin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ditëlindja e Naim Frashërit- Zëri i amshuar i Shqiptarisë

Ditëlindja e Naim Frashërit- Zëri i amshuar i Shqiptarisë

18:17 25/05/2025
Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së

Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së

15:50 25/05/2025
Gjykata jep masat për të arrestuarit në Gjirin e Lalzit

Gjykata jep masat për të arrestuarit në Gjirin e Lalzit

15:24 25/05/2025
Festë, traditë dhe promovim i turizmit malor në 17 vjetorin e Parkut Kombëtar Shebenik

Festë, traditë dhe promovim i turizmit malor në 17 vjetorin e Parkut Kombëtar Shebenik

14:53 25/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.