Seanca në Gjykatën e Apelit për Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqon, Endrit Zelen dhe Blerim Shullazin është shtyrë.
Shkak për shtyrjen mësohet se është mungesa e dy avokatëve mbrojtës të të pandehurëve, ndërsa seanca e radhës pritet të zhvillohet pas dy javësh.
Gjithashtu Prokurori i Apelit për Krime të Isa Jata, do vazhdojë ta ndjekë këtë proces për arsye se Artan Bajrami u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
2 muaj më parë Krimet e Rënda dënuan me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqja dhe Endit Zela si dhe Blerim Shullazin.
Për Shullazin u dha 14 vite burg, ndërsa ai bashkë me bandën e tij akuzohen për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobëvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.