Skip to content
Të Gjitha

Takimi në Pukë/ Banorët e Lezhës “pritë” Ramës

· 1 min lexim

Qytetarë të shumtë të Lezhës, mbështetës të PD i kanë bllokuar rrugën kryeministrit Edi Rama, i cili sot do të zhvillojë një aktivitet në Pukë.

Ata kanë dalë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, nga ku pritet të kalojë Rama. Ndërkohë në vend ka shkuar edhe Drejtori i policisë së Qarkut Ferdinand Mara.

Protesta vjen një ditë pasi PD deklaroi zyrtarisht djegien e mandateve ashtu si të gjitha partitë opozitare, ndërkohë që të enjten është paralajmëruar një tjetër protestë e opozitës para parlamentit.