Drejtuesi Politik i Elbasanit,Gazment Bardhi, u takua me banorët e Xibrakës në Cërrik, ku dëgjoi edhe shqetësimet. Ai e ka cilësuar të papranueshme kthimin mbrapa të fshatit, ku sipas tij diskutohet buka e gojës në kuptimin e parë të fjalës, për shkak të bratisjes nga qeveria. Bardhi u shpreh se varfëria, braktisja dhe lënia në skamje e fshatit ka qënë një politikë e qëllimshme e qeverisë.
“Në këto 8 vite kanë ndjekur një strategji të mirëfilltë politike, varfëroi sa më shumë njerëzit, sepse sa më shumë t’i varfërosh e ke më të lëhtë t’i nënshtrosh, e t’i shkelësh më këmbë, Fshati është pasqyra më e qartë ku duhet të shohësh dështimin e Edi Ramës”, analizoi Bardhi. Më tej, ai u ndal tek premtimet e pambajtura të rilindjes.
“Na premoi subvencione në bujqësi, dhe jo vetëm që nuk dha, po rriti barrën, tasksat ua rriti, çmimin e neregjisë e rriti, çmimin e ujit e rriti, kostoja e jetesës është rritur, ndërkohë mbështetja dhe të ardhurat kanë rënë, prandaj kemi më pak lek në xhep sot”, pohoi Bardhi.
Drejtuesi Politik i PD theksoi mesazhin se këto zgjedhje nuk janë një luftë mes demokratëve dhe socialistëve. Por janë një betejë kundër padrejtësive dhe qeverisjes për 10 veta e nëpërkëmbjes së shumicës së njerëzve.
“Këto zgjedhje nuk janë PD apo PS. A keni dëgjuar ju ndonjë analizë se çfarë punësh të mira ka bërë ai për Shqipërinë, se çfarë ka premtuar këtu në Cerrik dhe se çfarë ka bërë. Më pas ai del dhe thotë se ka shpërndarë 95 milion euro ndihmë për fermerët dhe fshatarët, a keni dëgjuar ju ndonjë këtu te fshati juaj të marrë ndonjë lek. Një emër kemi degjuar që ka marrë, është ky që ka futur për kandidat, ai ka marrë, ai i ka marrë milionat e eurove nga subvencioneve në bujqësi dhe mendon se me ato miliona do vijë tani e do blejë fermerët dhe fshatarët, sepse veç ai ka marrë. Në këtë qark unë nuk ka parë dhe dëgjuar asnjë tjetër përveç atij dhe Gjergj Lucës që të këtë marrë para në bujqësi për shkak se ka ndërtuar një sistem të tillë subvencionesh që t’ iu përjashtojë të gjithëve ju.
Mirë që nuk është krah nesh por edhe na zhvat, mirë që nuk na jep asnjë lek por na fut dorën në xhep. Prandaj, ne kemi një përgjegjësi të madhe të gjithë bashkë, përgjegjësia e parë është e juaja me datë 25. Para se të votojmë, secili nga ju të bëjë llogaritë e shtëpisë së vet dhe do të duhet që atë ditë të votojë për shtëpinë e vet, jo me flamuj partish, edhe një socialist do të duhet të bëjë llogarinë e shtëpisë së tij, jo llogaritë e Edi Ramës, as llogaritë e partisë, do të duhet të mendojë jetën e tij, fëmijet e vet, do të duhet të mendojë a do të qëndrojë dhe 4 vite të tjera kështu apo duhet me ndryshu”, tha Bardhi.
Ai vuri në dukje se përgjigjet për këto dilema që kanë qytetarët janë të qarta dhe ai i ka dëgjuar në cdo takim.
“Përgjigjen unë e kam marrë kudo që kam shkuar, shqiptarët e kanë marrë vendimin, duhet me ndryshu se kështu nuk shtyhet më, prandaj ne kemi bërë një plan pune. Nuk ju premtojmë mrekulli asnjërit. Ne kemi bërë një skemë që ato lekë që buxheti i shtetit i nxjerr për fermerët dhe fshatarët të shkojnë realisht te fermerët dhe fshatarët pa kritere që i diskriminojnë, pa kritere që i përjashtojnë, por vetëm me bazën e një kriteri. Aq sa prodhon, aq subvencion do marrësh nga shteti, prandaj ato 100 milion euro që ne parashikojmë çdo vit për fermerët dhe fshatarët, të shkojnë te fermerët dhe fshatarët mbi bazën e prodhimit, jo me kritere e brukoraci.
Prandaj e kemi bërë planin të thjeshtë, pa gënjeshtra, pa mashtrime, por me angazhime që kërkojnë vullnet, dhe ne kemi gjithë vullnetin për ta vënë në jetë dhe për ta bërë realitet. Do të duhet që në datë 25 gjithësecili prej nesh të shkojë të votojë. Vendimi që kemi për të marrë është nëse duam të rrimë kështu siç jemi në vend numëro, apo nëse duam të ndryshojmë të ecim përpara. Alternativën e keni, është numri 9, Partia Demokratike. Ky është shansi i fundit për të gjykuar të gjithë bashkë nëse jetohet apo jo në Shqipëri, prandaj nuk na lejohet as t’u zhgënjejmë dhe as të shkelim besimin që secili prej jush do na japë në datë 25”, deklaroi Gazment Bardhi.