Kryeministri Edi Rama i ka ashpërsuar tonet gjatë takimit elektoral në Berat, ku këtë herë nuk është treguar i kujdesshëm as me fjalorin.
Rama ka thënë se Shqipëria i ka të gjitha, por e kanë penguar njerëzit që kanë ofruar rrugë të shkurtra. Ai nuk është kursyer as me udhëheqësit e mëparshëm për të cilët nuk i ka përmbajtur fjalët.
“Zoti, Shqipërinë, duket sikur është ulur dhe e ka piktuaruar ditën e dielë që e ka pasur pushim. I ka të gjitha! Ato që i duhen, që populli të rrojë në paqe. Ça e ke penguar Shqipërinë? Mbrapshtia e robit, ata që iu kanë ofruar rrugët e shkurtra. Kur kanë shkuar mes atyre që kanë thënë “Hajdeni të kërkojmë babën”. “Duam babën, duam babëm”, dhe në fund ua kanë bërë nënën. Se jo babën që nuk ua kanë thënë,”– tha Rama.
Kryeministri foli edhe për meritat e qeverisë së tij për përballimin e tërmetit dhe të pandemisë. Sipas tij, janë zërat e manipulatorëve ata që kanë penguar në ngjitjen aty ku e meritojmë.
“Ne ia dolëm të qëndrojmë përballë pasojave të tërmetit, sulmit të tmerrshëm të një virusi duke qenë sot ndër të parët në Europë për ritmet e vaksinimit. Na duhet vetëm të rezistojmë të mos biem pre e sirenave joshëse. Zërat e manipulatorëve rikthehen në forma të ndryshme, por janë po ato që na kanë penguar që ne të ngjitemi aty ku ne e meritojmë. Zgjedhja është e qartë, në 25 prill o për Shqipërinë ose kundër Shqipërisë”, u shpreh Rama.