Një aksident i cili mund të rezultonte fatal mësohet se ka ndodhur në zonën e njohur si Ura e Tapizës në Fushë-Krujë, ku raportohet përplasja e 4 mjeteve së bashku.
Nga ajo që bëhet me dije të katër automjetet janë përplasur me njëri-tjetrin, por duke shkaktuar vetëm disa dëmtime të lehta dhe personat që udhëtonin në to nuk kanë pësuar asnjë problem serioz që mund t’i rrezikonte jetën.
Megjithatë përplasja nuk ka rezultuar tërësisht pa probleme, pasi është njoftuar se është bllokuar qarkullimi i mjeteve në të dyja anët e rrugës që të çojnë për në Fushë- Krujë.
Nga çfarë mësohet radha e automjeteve ka shkuar deri në 5 kilometra e gjatë.