Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka vizituar ditën e sotme dy qytete të Shqipërisë, Vlorën dhe Fierin. Gjithashtu me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ndarë përshtypjet e saja për vizitat që ka pasur në këto dy qytete. Gjithashtu Yuri Kim ka ndarë edhe foto me banorët dhe qytetarët e zonës.
Diplomatja shprehet se ndihet mirë që Shtete e Bashkuara të Amerikës, kanë bërë të mundur rinovimin e një klinike në Risili, në të cilën kurohen banorët e fshatit. Ndër të tjera, ajo shprehet se sa më shumë e viziton Shqipërinë, aq më shumë e do”
Mesazhi i ambasadores Yuri Kim:
“Vizitë frymëzuese në Vlorë, Risili & Fieri. Drejtuesit e shoqërisë civile më thanë se si ata kishin kapërcyer sfidat e Covid-it për të vijuar punën e tyre. Pashë se si SHBA po ndihmojnë për të rinovuar një klinikë në Risili, në mënyrë që banorët e fshatit të kenë kujdes shëndetësor. Më lanë shumë përshtypje të rinjtë të cilët diskutuan se si planifikojnë të ushtrojnë të drejtën për të votuar për herë të parë në jetën e tyre, cilat janë shqetësimet e tyre dhe çfarë shpresojnë për të ardhmen e vendit të tyre. Sa më shumë vende të vizitoj, sa më shumë njerëz që takoj, aq më shumë e dua“!
https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10158193814045838