Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat, ka prekur shumë tema, mes tyre dhe shtetasit maqedonas me rekorde kriminale që janë regjistruar në Korçë, si dhe për skandalin e të dhënave, me personat që kanë bërë rolin e patronazhistit.
“Në Korcë, në disa Bashki të banuara nga maqedonasit, shtetas me rekorde kriminale janë pajisur me pasaporta dhe dokumente identifikimi jo me të dhënat e tyre, por me të dhëna të tjera që nuk kanë probleme me ligjin. Shtetas të huaj, pas pajisjes kanë vijuar me ndjekjen e procedurave dhe në Maqedoninë e Veriut dhe kanë vijuar lëvizjen e lirë. Nga ajo që është bërë publike, Ministri i Brendshëm në Maqedoninë e Veriut.
Përpara zgjedhjeve kam shqetësimin se krimi zgjedhor në Shqipëri ka bashkëpuno dhe autorë të niveleve më të larta dhe votimi i një personi disa herë me ID të vjedhura duke votuar edhe në emër t emigrantëve që nuk vijnë në Shqipëri. U bëjë thirrje të gjithë nëpunësve dhe zyrtarëve të shtetit të kenë kujdes dhe të mos u shkojnë në mendje të shkojnë në qendrat e votimit me ID të rreme apo të vjedhura duke përdorur dokumente të zgjedhësve të tjerë. Kushdo që do guxojë do mbajë përgjegjësi guxon. Këto veprimtari të paligjshme cenojnë integritetin e zgjedhjeve.
Një vend pune nuk vlen kurrë sa e ardhmja e Shqipërisë dhe e ardhmja e saj europaine. Kush falsifikon dhe të prek votën do të ketë vendin e burg, të mos ndihen të intimiduar, presidenti është në monitorim të detyrës se si reagojnë institucionet shtetërore. U bëj thirrje tëgjithë nënpunësve e zyrtarëve shtetërorë të kenë kujdes, mos rëndojnë përgjegjësinë e tyre e as mos t’u shkojë në mendje të paraqiten në qendrat e votimit me dokumente identifikimi të rreme apo të vjedhura apo duke përdorur dokumente të zgjedhësve të tjerë. I kam kërkuar prokurorisë, KQZ të nisn hetimet e verifikimet përkatëse duke marrë masa për këtë veprimtari të paligjshme kriminale e për të ruajtur të pacënuar në kohë integritetin e zgjedhjeve.
Çdo funksionar të tregohet i ndershëm e vigjilent, një vend pune nuk vlen kurrë sa e ardhmja e Shqipërisë, e ardhmja evropiane e shqiptarëve. Kush tenton të tjetërsojë votën do e ketë vendin në burg ndaj të mos ndihen të intimiduar nga asgjë e askush, presidenti është në detyrë e po monitoron si institucionet shtetërore po reagojnë e do reagojnë. Justifikimet nuk pranohen alibitë kurrsesi”, u shpreh Meta.