Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kryemadhi përcjell vendimin: E vendosur në mënyrë unanime, LSI-ja do djegë mandatet e saj

18:44 18/02/2019
Reading Time: 3 min lexim

Dita e sotme padyshim ka qenë një nga më të “zjarrtat” dhe kjo për shkak të deklaratës së ardhur nga Partia Demokratike për djegie të mandateve të gjithë deputetëve të kësaj force. Mirëpo në pikëpyetje ka qenë vendimi që do merrte Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila mesa duket i është bashkuar PD-së në këtë nismë.

Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se është vendosur që kjo forcë t’i bashkohet opozitës së bashkuar dhe djegia e mandateve ka për të ndodhur.
Vendimi siç tha ajo sapo është marrë nga grupi në mënyrë unanime. Kryemadhi tha se LSI-ja mbështet idenë e krijimit të një qeverie tranzitore.

“Grupi Parlamentar i LSI vlerëson se djegia e mandateve është rruga e vetme për të rikthyer shtetin e së drejtës dhe legjitimitetin e qeverisjes përmes votës së lire. Prandaj, Grupi Parlamentar, vendosi djegien e mandateve dhe mandatoi Kryetaren e LSI për të ndërmarrë të gjithë hapat statutore dhe politike në përmbushje të këtij vendimi”,  tha mes tjerash Kryemadhi.

Deklarata e plotë e Kryemadhit:

Grupi Parlamentar i LSI i mbledhur sot vlerëson:

Me shqetësimin kritik dhe në rritje për rrënimin dhe asgjesimin e funksionimit të Kuvendit, si institucioni themelor i Republikës së Shqipërisë për shkak të arrogancës dhe paligjshmërisë së mazhorancës parlamentare,

Me shqetesimin e jashtëzakonshëm për uzurpimin dhe kapjen nga mazhoranca të sistemit të drejtësisë dhe lënien e vendit pa Gjykatë Kushtetuese,

Me shqetësimin madhor për shkatërrimin e elementit themelor të demokracisë, ndarjen e pushteteve dhe kontrollin dhe balancën mbi pushtetet,

Me vërtetimin botërisht nga media ndërkombëtare dhe dosjet gjyqësore të ilegjitimitetit të faktuar të kësaj qeverie dhe maxhorance për shkak të vjedhjes së votës dhe kriminalizimit të procesit zgjedhor nga kjo mazhorancë në zgjedhjet e 2017,

Me bindjen se paligjshmëria e kësaj mazhorance të krijuar nga vjedhja dhe kriminalizimi i votës është burim themelor për konfliktualitetin ekstrem politik, keq-qeverisjen e thellë të vendit, të vërtetuar nga skandalet e përditshme dhe pandëshkueshmëria e fajtorëve

Thellësisht të shqetësuar për mungesën totale të vullnetit të mazhorancës për të realizuar reformat e nevojshme për hapjen e negociatave për antarësim në BE,

Duke vlerësuar të qëllimshme sjelljen e mazhorancës përpara detyrimit për të realizuar reformën zgjedhore, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm në zgjedhjet e ardhshme,

Duke vlerësuar me shumë shqetësim përkeqësimin tronditës të gjendjes ekonomike, rritjen e taksave, korrupsionin galopant, dhe shkatërrimin e besimit tek qytetarët dhe veçanërisht rinia, e cila po largohet masivisht,

Demostrimi i mungesës së plotë të vullnetit nga mazhoranca për të kthyer në normalitet ligjor dialogun politik dhe funksionimin e kuvendit, si dhe injorimi, bullizimi dhe dhunimi i opozitës parlamentare nga ana e saj,

Duke mbështetur plotësisht zgjidhjen politike të ofruar nga opozita e bashkuar, të një qeverie tranzitore, të gatshme për të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm, që do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zhbllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të parakohshme parlamentare;

Grupi Parlamentar i LSI vlerëson se djegja e mandateve është rruga e vetme për të rikthyer shtetin e së drejtës dhe legjitimitetin e qeverisjes përmes votës së lire.

Prandaj, Grupi Parlamentar, vendosi djegjen e mandateve dhe mandatoi Kryetaren e LSI për të ndërmarrë të gjithë hapat statutore dhe politike në përmbushje të këtij vendimi.

Etiketa: djegie mandateshMonika Kryemadhiopozite e bashkuar

Të tjera

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja
Aktualitet

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

Në gjyqin që po zhvillohet në Bruksel ndaj Franc Çopjas, i konsideruar nga prokuroria federale si figura qendrore e klanit...

16:35 20/01/2026
Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite
Aktualitet

Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar s'dimë për të satën herë hapjen e një hetimi të thelluar ndaj Vodafone Albania dhe...

15:43 20/01/2026
Para

Fleckenstein flet për djegien e mandateve: Nuk është hera e parë, opozita duhet të ofrojë një alternativë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

16:35 20/01/2026
Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

15:43 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, mjeku Neli Demi: U kalua vija e kuqe, ky është krim institucional

QSUT pa energji elektrike, mjeku Neli Demi: U kalua vija e kuqe, ky është krim institucional

12:31 20/01/2026
Humbi telefonin e kokainës, “bosi” shqiptar i pret gishtat e këmbës

Humbi telefonin e kokainës, “bosi” shqiptar i pret gishtat e këmbës

11:51 20/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.