Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një bisedë online me zëvëndës Presidentin e Komisionit Europian njëherësh edhe Komisioner për Mënyrën Europiane të jetesës, Margaritis Schinas. Në fokus të bisedës ka qenë e ardhmja e integrimit europian të Shqipërisë dhe përpkjekjet që vendi duhet të bëjë për t’u anëtarësuar dhe planin që ka lideri i opozitës për ktë process.
Basha ka thënë se standardet e jetesës nuk do mund të sigurohen nëse Shqipëria nuk integrohet në Europë. Ai gjithashtu vlerësoi se Shqipëria i ka pasur arritjet kryesore së bashku me partnerët. Basha u shpreh i bindur se ai dhe ekipi i tij do të realizojnë anëtarësimin e plotë të vendit në BE.
Basha tha se integrimi në BE do të jetë ndihmë për ekonominë që të dalë nga kriza, për rritjen e pagave dhe investimet publike. Kryedemokrati deklaroi se Brenda 100 ditëve të para të qeverisjes ai do të bëjë të mundur hapjen e negociarave me Bashkimin Europian.
Temë e bisedës ishte edhe pandemia dhe çështja e vaksinimit. Basha e konsideroi përparësi kryesore transparencën dhe bashkëpunimin me BE për të sjellë në Shqipëri vaksina të çertifikuara nga unioni.
Sipas Bashës Shqipërinë e pret një e ardhme e ndritur, ndërsa të rinjtë shqiptarë do trajnohen me teknologji dhe profesione të tjera që sjellin paga të larta për shkakt të investimeve europiane që do të hapin vende të reja pune.
Basha ka thënë se Shqipëria ka nevoje për ndihmën e BE dhe se ai dhe ekipi i tij kanë vizion të qartë pasi vendi ka qenë në vendnumëro për 8 vite.