Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin se brenda muajit prill në Shqipëri pritet të vijnë 50 mijë doza të vaksinën ruse Sputnik V falë marrëveshjes me distributorin Human Vaccine. Manastirliu tha në një intervistë për televizionin Klan se vaksinat vijnë sipas një kalendari.
“Janë 50 mijë doza vaksine të cilat vijnë sipas një kalendari. Brenda muajit prill pritet të vijë një pjesë e vaksinave” tha ministrja.
Ajo komentoi gjithahstu edhe shqetësimet e lidhura me vaksinën Astrazeneca duke thënë se deri tani në vendin tonë nuk ka pasur problematika kështu që do të vijojnë të përdoren të gjitha vaksinat.
“Deri tani në vendin tonë nuk kemi patur problematika në administrimin e vaksinave, apo efekteve shkak- pasoje që mund të sjellin këto vaksina kështu që do të vijojmë t’i përdorim të gjitha vaksinat dhe do të vijojmë të monitorojmë me skrupulozitet të gjithë proceset në mnënyrë që të kemi një mbrojtje sa më efektive”, deklaroi Manastirliu.
Ministrja ka thënë se sa më shumë doza vaksinash të vijnë, aq më shpejt vaksinohet popullata, ndërkohë që deri tani janë kryer më shumë se 280 mijë vaksinime.
“Sa me shume doza vaksine te vijnë aq më shpejt do te vaksinohet popullata. Dhe kjo është një nder prioritetet tona sepse procesi duhet të jetë i shpejtë dhe efektiv në mënyrë që popullata të mbrohet nga ky risk”, tha Manastirliu.