Skip to content
Të Gjitha

Protesta/ Verifikim edhe veprimeve të Gardës dhe Policisë

· 2 min lexim

Pas protestës së opozitës, policia ka arrestuar 16 persona, ndërsa prokuroria do të kërkojë masën “arrest me burg”.  Ndërkohë kanë nisur verifikimet edhe për planin e masave të Gardës së Republikës dhe Policisë.

Materialet kanë mbërritur në Gjykatën e Tiranës mesditën e së dielës, ndërsa masa e sigurisë do të zhvillohet të martën.

Për të gjithë të pandehurit do të kërkohet “arrest me burg” nga prokuroria, ndërkohë që ndaj tyre rëndojnë katër akuza që nga shkatërrimi i pronës me zjarr e deri të goditja e dhuna ndaj punonjësve të policisë.

Arrestimi i tyre u bë në bazë të pamjeve filmike të policisë si dhe ato të vendosura në Kryeministri, të cilat kanq fiksuar të gjithë veprimet e protestuesve.

Prokuroria do të verifikojë edhe veprimet e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, për planin e masave që janë marrë para dhe gjatë protestës si dhe a është zbatuar ai plan dhe a ka patur tejkalim të kompetencave të policisë.

Të arrestuarit janë:

1 -Florenc Hoxha

2 -Emanuel Nallbani

3- Naim Haxhiu

4-Andon Gjini

5-Resul Daci

6- Suzana Dimushi

7-David Linati

8-Hasan Jakupi

9-Ilir Hamedini

10-Festim Taku

11- Sajmir Rexhepi

12-Mitat Fieraku

13-Lefter Jakupi

14-Pëllumb Sheluka

15- Veljan Dine

16-Ndue Tuci