Kreu i PD, Lulzim Basha ka qenë për vizitë ted y familje në zonën e Paskuqanit dhe Bathores të cilat kanë pësuar dëme nga tërmeti por ende nuk kanë marrë asnjë ndihmë.
Kryefmiljari i njërës prej familjeve tha se askush nuk ka shkuar të shoh shtëpinë për të vlerësuar dëmin, ndërsa bashkia i kishte hequr edhe bonusin e qirasë, të cilin e kthehu vetëm gjatë fushatës.
Basha ka garantuar familjarët se pas 25 prillit do të përshpejtohet procesi i rindërtimit. Kryedemokrati tha se do të bëhet një vlerësim transparent dhe i ndershëm sepse aktualisht tenderat i kanë marrë të afërmit e pushtetarëve.
“Në qoftë se me 25 prill nuk ka ndryshim, mos mendo që atë që se bënë dot për një vit apo për 8 vite, do ta bëjnë për 4 vite ata. E para e punës, do të bëjmë vlerësim transparent sa herë që ju kanë rënë në qafë. E dyta, për familjet si tuajat, paratë në dorë sipas vlerësimit transparent se s’ka nevojë të bëhet tender për shtëpinë tënde. Dhe e treta, do të garantojmë përshpejtimin e rindërtimit kudo që ka ndodh, në fshat dhe në qytet.
Kështu që unë ju kuptoj shumë mirë. Dhe ne do të bëjmë vlerësimin transparent dhe rivlerësimin, atëherë kur iu kanë rënë në qafë njerëzve dhe do të bëjmë përshpejtimin e procesit të rindërtimit, sepse interesi jonë nuk do të jetë të mbushim xhepat e pushtetarëve. E ke parë se kush i ka marrë tenderët e rindërtimit? Gjithë vëllezërit dhe kushërinjtë e pushtetarëve. Interesi jonë do të jetë që gjithë shqiptarët, gjithë familjet shqiptare të dëmtuara nga tërmeti. Interesi jonë do tё jetë qё tё gjithё shqiptarët, gjithё familjet shqiptare tё dëmtuara nga tërmeti brenda kohës mё tё shkurtër tё keni banesat e tyre mё tё reja. Ata qё i kanё private apo nё zona nё fshat do t’i japim drejtpërdrejt paratë qё meritojnë pёr ndërtimin e banesës dhe nuk do tё bёjmё burokracira”, tha Basha.