Skip to content
Aktualitet

Ish-ministri grek mbështet kandidatin e pavarur Elton Debreshi: Shumë i lumtur që në Shqipëri po lind një lëvizje e re

· 2 min lexim

Ish-ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin e pavarur për deputet në qarkun e Dibrës, minatorin Elton Debreshi.

Në një postim në Twitter, Varoufakis ka shpërnadrë videon e Progressive International për spotin e Elton Debreshit dhe shkruan se është shmë i lumtur që në Shqipëri po formohet një lëvizje e re dhe ndryshe.

Shumë i lumtur të them se në Shqipëri po formohet një lëvizje e re dhe ndryshe. Këtu është Elton Debreshi, i Minatorëve të Bashkuar të Sindikatës së Bulqizës (SMBB) të Shqipërisë. Shikoni videon e tyre dhe mbështesni luftën e tyre përkrah International Progressive, shkruan Varoufakis.

Elton Debreshi ka falenderuar ish-ministrin një postim në Facebok, ku shkruan se zëri i përpjekjes së përbashkët do të ketë jehonë ndërkombëtare nga të gjithë njerëzit e ndershëm që përpiqen të ndërtojnë një shoqëri të drejtë.

Postimi i Elton Debreshit:

Falenderoj për mbështetjen e shprehur ndaj kandidatures time të pavarur Yanis Varoufakis-in, ish-Ministër i Financave të Greqisë gjatë vitit të vështirë 2015, aktualisht kryetar i partisë Mera25 në parlamentin grek dhe bashkëthemelues i lëvizjes mbarë-evropiane Progressive International.

Zëri i përpjekjes sonë të përbashkët nga Kuvendi i Shqipërisë do ketë jehonë ndërkombëtare nga të gjithë ata njerëz të ndershëm që përpiqen të ndertojnë një shoqëri me të drejtë. Së bashku, do ia dalim!

https://www.facebook.com/MeEltonDebreshin/posts/124790283017740