Kreu demokrat, Lulzim Basha ka qenë në një takim me punëtoret e një fasonerie në Durrës. Gjatë bisedës me to ai ka folur ndër të tjera edhe për rindërtimin nga tërmeti në këtë qytet duke thënë se është bërë në mënyrë të pandershme. Basha ka thënë se kur të vijë në pushtet, hap ii parë që PD do të bëjë është rivlerësimi i dëmeve.
“Procesi i dëmshpërblimit, rindërtimit është i pandershëm. Në Durrës kam dëgjuar se si një apartament i shkatërruar, ka qenë fillimisht DS5, është regjistruar si e tillë, e mbrapa është regjistruar DS3. Hapi i parë që do të bëjmë është rivlerësimi i dëmeve. Do e bëjmë në mënyrë të tillë që procesi të ecë sa më shpejt. Po të na kishte dëgjuar ne dhe planin që i vendosëm në dispozicion, i hartuar nga ekspertët më të mirë. Sot, pjesa më e madhe dërrmuese e shtëpive do të rindërtohej nga qytetarët me para në dorë dhe do të ishim në fazë të avancuar. Njësoj si me rindërtimin dhe të gjitha gjërat e tjera në këto vite, është parë si një proces për të përfituar një grusht njerëzish”, tha Basha.
Ai ka treguar edhe mënyrën që sipas tij do të bëjë të mundur rritjen e pagës për punëtorët. Sipas Bashës vendosja e takës së sheshtë 9% për bizneset, nga 15% që është aktualisht, do të lehtësojë barrën e bizneseve duke bërë që fitimi të ndahet.
“Mali Zi, Maqedonia e kanë taksën 9%, ne e kemi 15% aktualisht. Ndërsa pas 25 prillit do e bëjmë 9%. Ajo që do i kërkojmë sipërmarrjes është që në shkëmbim të një klime të re biznesi, do i kërkojmë që fitimi të ndahet. Në këtë moment sipërmarrësi e ka të mundur sepse i është ulur çmimi i energjisë, i naftës. E ka shtetin jo një kaçak që i del përpara, por e ka një aleat”, tha kreu i PD.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/268083921681962/