Një ndër personazhet e njohur që ka zbuluar “patronazhistin” që Partia Socialiste i ka vendosur, është edhe Artan Fuga.
Akademiku i njohur e ka bërë të ditur diçka të tillë nëpërmjet një statusi në Facebook ku shkruan se tashmë e kupton se përse i ndodhin disa gjëra të çuditshme. Sipas database-ve që zotëron PS, rezulton se Fuga ka preferencë këtë parti, ndërsa nuk ka informacion nëse është i sigurt për të votuar apo jo.
Statusi nga Artan Fuga:
Hahahahahahahahahahahahaha!
Tani kuptoj se përse më ndodhin ca gjëra të çuditshme!
Qesharakë!
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=309306590556551&id=100044316375413
Skandali i të dhënave u publikua në media, ndërsa u mësua se Partia Socialiste përdorte të dhënat e përdoruesve të e-Albania dhe me to kishte krijuar një database. PS ka në zotërim të dhëna për 910 mijë votues në Tiranë, ndërsa i ka klasifikuar nëse janë mbështetës, votues, apo të pasigurt ose kundërshtarë. Për çdo person është caktuar një njeri mbikëqyrës që quhet “patronazhist”.
Të dhëna për shumë personazhe publike dhe preferencën e tyre politike sipas PS u bënë të njohura. Mes tyre kanë qenë personazhe si eni Vasili, Andi Bushati, Arjan Çani, Arbana Osmani, Ermal Mamaqi, Alketa Vejsiu etj. Po ashtu të dhënat u bënë publike edhe për njerëz të afërt me Partinë Socialiste, mes të cilëve edhe Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erjon Veliajt që nuk e kishte të sigurt votën për PS-në.