Skip to content
Të Gjitha

Pas Bashës, Rama takon ministrat dhe mbledh PS-në

· 1 min lexim

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi dje se do t’i propozojë grupit parlamentar dhe forumeve më të larta të kësaj force djegien e mandateve parlamentare, pas protestës së të shtunës.

Por me sa duket ky vendim i papritur i kryedemokratit ka zënë në befasi dhe maxhorancën.

Sot Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kryesinë e Kuvendit, ashtu si çdo të hënë. Rama do të zhvillojë një takim me ministrat dhe më pas do të mbledhë grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Kujtojmë se dje ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali bëri reagimin e parë, në të nuk flitej për ndonjë veprim pasues nga ana e maxhorancës.