Skip to content
Të Gjitha

Kosova 11 vjet e pavarur/ Majko, Meta dhe Bushati: Gëzuar përvjetorin e Pavarësisë Kosovë…

· 2 min lexim

Pavarësia e Kosovës është padyshim një ngjarje e madhe ndaj edhe nuk kishin si të mungonin urimet edhe nga personazhe të politikës shqiptare.

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko e ka uruar 11- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një mesazh të qartë dhe të fortë me foton e heroit legjendar Adem Jashari.

“Gëzuar përvjetorin e pavarësisë Kosovë…”, shkruan Majko, ndërsa në foton e Jasharit shkruhet “Të gjithë dhanë diçka, por dikush i dha të gjitha”.

Ndërkohë edhe vet Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot dy foto nga zyra e kryetarit të Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan Eliot Engel, duke soditur një kopje të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës që ndodhej në zyrën e Engel.
“Një kujtim i paharrueshëm nga zyra e kongresmenit Eliot Engel”, shkruan Kreu i Shtetit në “Facebook”.

Por nuk kishte si të mungonte edhe urimi i ish-ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ku shprehet se Kosova shtet është produkt i sakrificës për liri por edhe rendit ndërkombëtar.

“Gëzuar ditën e pavarësisë Kosovë! Kosova shtet është produkt i sakrificës për liri dhe rendit ndërkombëtar të bazuar mbi respektin për të drejtat e njeriut. #Mirënjohje 🇽🇰🇦🇱”, shkruan Bushati.

Këto reagime dhe urime, Majko, Meta dhe Bushati i kanë bërë nga rrjeti i tyre social, Facebook, ku edhe kanë shpërndarë fotot përkatëse.

Megjithatë përveç politikanëve, ka edhe shumë qytetarë të thjeshtë që kanë zgjedhur ta urojnë Kosovën për Pavarësinë.