Skip to content
Të Gjitha

Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve të Degëve, përcakton hapat e radhës

· 1 min lexim

Pas mbylljes së protestës ditën e sotme, Partia Demokratike ka mbledhur Kolegjin e Kryetarëve të Degëve.

Sipas Ballaknweb, kjo mbledhje është organizuar për të vendosur se cilat do të jenë hapat pasardhës për të përgatitur protestën e radhës e cila është parashikuar ditën e enjte para parlamentit, që lajmërohet se do jetë me përmasat e kësaj të sotmes.

Sipas raportimeve kjo mbledhje është zhvilluar sot në orën 19:00  për të shprehur vullnetin e ‘shumicës kundër qeverisë dhe kryeministrit ilegjitim’.

Kujtojmë se protesta e ditës së sotme u shoqërua me tensione mes protestuesve dhe policisë ndërsa kjo e fundit përdori edhe gazlotsjellës për të larguar protestuesit.