Një tjetër reagim vjen për protestën e sotme nga ish- Ministri i Mbrojtjes, Dritan Demiraj.
Demiraj ka dënuar protestuesit që kanë dashur të mësyjnë brenda një institucioni shtetëror, por nuk ka kursyer as Gardën e Republikës për të cilët ka thënë se janë treguar joprofesional.
Për Faxvveb, ish- ministri ka folur rreth protestës, ku ka përmendur edhe faktin se sasia e përdorur të gazit lotsjellës ka qenë tej normave, krahasuar me personat e pranishëm që ishin duke kryer akte.
“Ishte një protestë paqësore, pavrësisht disa personave që goditën derën e Kryeministrisë.
Reagimi i Gardës së Republikës, nuk ka qenë i duhuri. Masa e përdorimit të gazit është e madhe.
Mënyra e përdorimit të këtyre lëndëve, mënyra e hedhjes dhe sasisë së saj, ka qenë e tepruar. Në kushte normale, Policia dhe Garda nuk duhej t’i lejonte njerëzit të afroheshin.
Sigurisht unë e dënoj hyrjen në Kryeministri, djegien e objekteve shtetërore, por reagimi i Gardës ishte joprofesional”, ka thënë ish- ministri i mbrojtjes Dritan Demiraj.