Gazeta Reforma bëri pak më parë të ditur lajmin se kontrollorët që u futën në grevë në aeroportin e Rinasit do të zëvendësohen me kontrollorë turq. Gjithashtu kanë filluar shoqërimet e para në polici të kontrollorëve që bllokuan fluturimet.
Ndërkohë, lidhur me situatën ka folur në emisionin “Opinion” edhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila deklaroi hapur se ndaj kontrollorëve është bërë kallëzim penal duke dalë mbi fjalën që më herët vetë kryeministri Rama kishte deklaruar. Rama iu la kohë kontrollorëve deri të nesërmen për t’u rikthyer në punë, duke thënë se ata që nuk ktheheshin nuk do të gjenin më vend në Albcontrol.
“Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!”, shkruante Rama më parë ne Twitter.
Nëse kontrollorët kishin ende afat pse ndaj tyre është hapur kallëzim penal nga Albcontrol?
Mbi të gjitha arrestimet kanë qenë duke u përgatitur dhe kontrollorët turq pritet të vijnë së shpejti në Shqipëri.
Pavarësisht deklaratave të Ramës dhe afatit që u vendos, arrestimet kanë filluar dhe mësohet se janë arrestuar 30 nga 65 kontrollorët ndërsa akuza është për Veprën penale“Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Numri i punonjëse të arrestuar pritet të rritet për shkak të rezistencës, ndërsa menjëherë sa ka dalë nga emisioni “Opinion” është shoqëruar në polici kontrollorja Flora Ndreca.
Pse kontrollorët u arrestuan para afatit që iu ishte caktuar dhe pse nuk u prit as për negociata?
Ministrja Balluku nuk e ka marrë parasysh afatin e vendosur nga Rama, tashmë kallëzimi penal është bërë, arrestimet kanë filluar dhe zëvendësimet janë gati.