Skip to content
Të Gjitha

Kontrollet në banesë/ Dëshmia e gjyqtarit: “Paratë janë të djalit, kam dokumente”

· 1 min lexim

Pasi u shoqërua nga policia dhe më pas u lirua pas kontrolleve të ushtruara në banesën e tij dhe dy kolegëve që dhanë vendimin për Dritan Dajtin, është zbardhur dëshmia e gjyqtarit Skënder Damini.

Avokati i tij ka rrëfyer dëshminë e Daminit pas shoqërimit. Gjyqtari mësohet se ka thënë se paratë e gjetura në banesë janë të djalit të tij dhe disponon dhe dokumentacionin e tyre.

“Gjyqtari ka firmosur si të ligjshëm kontrollin e banesës meqenëse ishte me urdhër gjykate”-tha avokati i tij.

“Paratë e gjetura janë të djalit dhe disponoj të gjithë dokumentacion e tyre. Ndërsa 8 fishekët e gjetur janë të pistoletës që e mbaja deri para pak kohësh sipas ligjit dhe e kam dorëzuar. Lidhur me vendimin për të akuzuarin, ka qenë bindja ime personale nga leximi i dosjes”-ka dëshmuar gjyqtari Damini.

Policia deklaroi se nga kontrollet janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese.