Skip to content
Aktualitet

“Të bëhet PS si ty”/ Rama bisedë me kandidaten e Shkodrës: “Larg qoftë të kthehemi prapë në mbyllje”

· 3 min lexim

Kryeminstri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me kandidaten e Partisë Socialiste në Shkodër, Edona Bilali. Në bisedën e bërë ‘live’ në Facebook Rama flet me Bilalin për fushatën elektorale, ndërsa vetë ndodhej në Kolonjë, ku ka vazhduar takimet e radhës. Rama ka komentuar edhe fushatën e Partisë Demokratike, duke thënë se kanë treguar mungesë përgjegjësie. Në fund të bisedës ai i ka thënë kandidates së Shkodrës që duhet të bëhet Partia Socialiste si ajo, dhe jo Bilali si PS.

BISEDA E PLOTË:

Edi Rama: Po të flas nga Kolonja, po ti nuk ke ardhur ndonjehere ketu se e ke mendjen te Shkodra.

Edona Bilali: Kemi dhe ne gjëra më të bukura

Edi Rama: Mirë mirë se na mbyte, ju i keni më të bukura po puna është që keni ata xhakajdurët…puna si shkon?

Edona Bilali: Mirë vazhdojmë biznesi shumë i kënaqur, një pjesë na thonë pse vini se më shumë se kaq s’keni ca me bo, të rinjtë janë shumë të entuziazmuar e mezi presin, ndërkohë dhe fermerët qëlloi që ishin dhe në periudhën kur skema kombëtare ishte e hapur, transparente, shprehen shumë të kënaqur për mbështetjen që po u jepet vazhdimisht.

Edi Rama: Ti si e shef, si e ndjen atmosferën, është pozitive?

Edona Bilali: Kam shumë besim edhe pse kena dy modele krejt të ndryshme ofertash që po u japim qytetarëve, e para rruga drejt progresit shoqëruar me llogaridhënie ky është premtimi i vetëm që po u japim, i themi na jepni besimin por me kushtin që të na vini me shkop në dorë nëse nuk bëjmë ato që Shkodra meriton. Ndërkohë pjesa tjetër merren me ne me sharje e mallkime dhe me shpërndarje të virusit

Edi Rama: Dhe aty ë? Se dje më duket ku ishte kur u bë ajo dasma?

Edona Bilali: Po dje kishim të radhës shfaqje që para cdo qytetari është krejt evidente shembull i papërgjejshmërisë, në krahun tjetër është grumbulli sikur të ishim në situatë krejt normale.

Edi Rama:Duhet me fol me njerëzit që vaksinimi shoqërohet me disancim se e pësojmë dhe ne problemi është që mos ndodhë si në Kosovë e Mal të Zi larg qoftë të kthehemi prap nëpër mbyllje po ca të them unë kjo është tmerr duhet me fol e duhet me insistu te mesazhi që ne e dimë mirë që i kemi borxh Shkodrës një pjesë është përgjegjësia jonë, një pjesë e atyre që i kanë dhënë besim këtyre derdimenëve duhet me punu fort me u qas me modesti e argumente e në fund të vendosin vetë njerëzit por ne të bjëmë tonën.

Edona Bilali: Jemi duke i sha mesazhit tonë që…

Edi Rama: Duke i mëshu deshe me thënë se duke i sha shumë është shkodranisht.

Edona Bilali: Shkodranët e kapin

Edi Rama: Mirë por se kapin këta të tjerët që na dëgjojnë

Edona Bilali: Kur je i qetë e bën llogari në biznesin tëndin se ku del, vota është krejt e qartë se ku shkon, nëse je vetëm bukë e djath e më mirë vdesim se sa të votojmë pastaj, ky nuk a rasti ma,

Edi Rama: E mos harro që ke ardh të bëhet PS si ty e jo të bëhesh ti si PS, përqafime

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1380035642330536/