Vaksinat kineze “Sinovac”, Kosova refuzon ndihmën nga Shqipëria
Para disa ditësh, kryeministri Edi Rama, bëri me dije se pas mundësimit të vaksinimit të mjekëve nga Kosova, shteti shqiptar do të ndihmojë edhe në vaksinimin e mësuesve kosovarë.
Por dje (datë 5 prill 2021), Qeveria e Kosovës e ka refuzuar ndihmën e ofruar nga Shqipëria për vaksinimin e mësuesve.
Ky vendim, sipas zyrtarëve në Ministrinë e Shëndetësisë, është marrë pasi vaksina kineze Sinovac, ende nuk është licencuar nga Agjencia Evropiane e Barnave.
“Për mësuesit tanë na janë ofruar vaksina Sinovac të Kinës. Natyrisht për shkak se e ajo nuk është e licencuar dhe aprovuar nga EMA për përdorim në Evropë dhe kjo bie ndesh me ligjet tona”, ka thënë Sami Uka, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia.
Shumë polemika rreth vaksinës kineze Sinovac, por gjithashtu dhe për Astra Zenecan, pasi kreu i EMA deklaroi se shkaktojnë trombozë dhe trashje gjaku. Të gjitha vaksinat duket se kanë efekte anësore dhe deri më tani, nuk kemi një vaksine 100% efikase. Shumica e qytetarëve me të drejtë nuk i janë drejtuar qendrave të vaksinimit, pasi po presin zhvillime të reja dhe një siguri më të madhe.
Mbetet për t’u parë se si do të shkojë situata e vaksinave në mbarë globin, pasi janë krijuar disa lloje të ndryshme deri më tani, por asnjëra nuk duket se po jep siguri 100%. Refuzimi nga Kosova është thjesht sinjali i radhës që tregon pasiguri për vaksinat e pa licencuara dhe të pa aprovuara nga EMA.