Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në qytetin e Fierit, ku dhe ka inspektuar nga afër punimet në sheshin kryesor të Roskovecit. Kryeministri ka parë nga afër se si po ecin punimet për godinën e re të Bashkisë dhe teksa shpëruesja i shpjegon historinë e një ndërtese, Rama i kthehet: “Mua më tregon ti, kujt ja tregon ti këtë”
“Këtë shesh s’e ka as Kuvendi Gramozit, më pëlqen shumë. Këtu besoj mbushet plot me të rinj,” tha Rama.
Por nuk kanë munguar as ngacmimet me komentuesit.
Poshtë videos së publikuar nga vetë kryeministri në rrjetet sociale një komentues i shkruan:”Zarja me zarin”. E menjëhershme ka qenë edhe replika e kryeministrit Rama, i cili i shkruan: “Po ti çfarë je, apo një nga ato rrotaxhilet e tavlles se Shqupit”.
Në vizitën elektorale të zonave të Fierit, kryeministri është shoqëruar nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Gjithashtu kryebashkiakia Qerime Ismailaj i ka prezantuar projektin për qytetin e Mallakastrës.
Kryeministri Edi Rama ka treguar një histori personale se si e nisi angazhimin e tij në politikë dhe në PS, pikërisht në Mallakastër.
Rama: Gramoz, kjo është godina e historisë sime politike. Këtu ka qenë tentativa ime e parë për të hyrë në ato konferencat për të zgjedhur kryetarin e ri. Më lanë tek dera dhe më thanë; do mblidhemi për të marrë një vendim. Doli Sokrati, më dha letrën dhe më tha; Nuk pranohesh që të hysh në sallë. Pas disa tentativash, ndërhyri shoku Gramoz edhe….
Ruçi: Po çne Sokrati këtu?
Rama: Po ka qenë i Fierit mo
Ruçi: Jo. Jo, ka qenë…
Rama: Sokrati i Fierit mo, unë kam letrën këtu. Ndoshta ka qenë i deleguar që ndiqte këtu. Sa herë e takoj Sokratin, i them; Letra Sokrat, më le jashtë (Qeshin)