Kryeministri Edi Rama duket se nuk do të jetë në Tiranë ditën e shtunën, ndërkohë që opozita ka paralajmëruar për zhvillimin e protestës.
Në një postim në facebook, ish ministri Damian Gjiknuri zbulon se Rama do të jetë në Vlorë të shtunën e 16 shkurtit në kuadër të turit “Bashkia që duam”.
Ndërkohë opozita ka paralajmëruar se protesta do të jetë madhështore, dhe se do të shënojë fundin e qeverisë Rama.