Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë ku kanë mbetur të plagosur dy adoleshentë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 në zonën e Kinostudios ne kryeqytet. Gjithashtu bëhet me dije se dy të miturit e plagosur janë të moshës 12 dhe 14 vjeç. Të dy ata janë nisur me urgjencë drejt spitalit dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në sherr janë përfshirë katër persona të mitur, ndërsa dy prej tyre janë plagosur nga bashkëmoshatari i tyre, i cili është në kërkim nga policia, ndërsa mësohet se sherri mes të rinjve ka nisur për një biçikletë.
Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke vijuar punën për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt dhe sqarimin e rrethanave të sherrit.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Me datë 31.03.2021, rreth orës 17:40, në Kinostudio, si pasojë e konflikti të çastit, mes katër shtetas të mitur 13 vjecarë, janë lënduar, dyshohet me mjete rrethanore e të mprehta 2 shtetas të moshës 13 vjeçare, të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.