Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Shkup-Tetovë, ku një autobus ka humbur kontrollin duke shkaktuar kështu vdekjen e disa prej pasagjerëve.
Deri më tani mësohet se bilanci i viktimave që kanë humbur jetën është 8 persona, ndërkohë që 20 të tjerë janë dërguar për mjekim në spitalin e Shkupit.
Sipas raportimeve, autobusi ka dalë nga rruga në fshatin Llaskarcë, pas pikë pagesës së parë. Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit ishte plasja e gomës gjë që ka bërë që automjeti të përfundojë në korsinë e kundërt të autostradës.
Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 17:00. Fillimisht u raportua për 6 viktima por numri i tyre është rritur, konfirmoi zv. Ministri i Brendshëm Agim Nuhiu.