Ndërsa e kemi kaluar një vit në pandemi, ende shtetet nëpër botë nuk kanë siguruar dozat e nevojshme të vaksinave.
Të ndodhur në një luftë mes shteteve të fuqishme që kanë grumbulluar dhe pjesën më të madhe të dozave, shumë vende të dobëta ekonomikisht ende nuk kanë nisur vaksinimin e stafit mjekësor, që është dhe grupi më i rrezikuar nga Covid-19.
Në këto kushte, Organizata Botërore e Shëndetësisë, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të dhurojë 10 milionë doza vaksinash kundër COVID-19 për shtetet me të ardhura të ulëta në kuadër të përpjekjes për mposhtjen e barazisë në shpërndarjen e tyre.
Kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus zbuloi se priste që të gjitha vendet të fillonin vaksinimin e tyre brenda 100 ditëve të para të këtij viti. Sidoqoftë, gati 36 vende nuk kanë marrë një dozë të vetme të vaksinës për t’ia administruar njerëzve të tyre.
“COVAX ka nevojë për 10 milionë doza urgjentisht në mënyrë që të ndalim hendekun e pabarazisë së vaksinave dhe këto 20 vende të mund të nisin vaksinimin e punonjësve të shëndetësisë dhe moshës së vjetër ne 2 javët në vazhdim”, tha Kreu i OBSH. “10 milionë doza nuk janë mjaftueshëm por janë një fillim i mirë”.
COVAX deri më tani ka shpërndarë më shumë se 31 milion doza të vaksinave në 57 vende.
Ajo që duhet theksuar janë dhe larmishëria e vaksinave nga komapni të ndryshme prodhuese, ku disa prej tyre nuk janë të njohura nga OBSH dhe EMA, përmendim këtu vaksinën ruse dhe kineze të cilat janë të certifikuata vetëm nga instuticionet vendase