Skip to content
Të Gjitha

Gardisti që vrau gruan: “Dyshoja se takohej me të tjerë”

· 1 min lexim

Policia ka marrë në pyetje 44-vjeçarin, Alket Arapaj, gardistin që vrau një ditë më parë me armën e shërbimit bashkëshorten e tij Ervilma Seferi 36 vjeç.

Sipas burimeve policore, raportohet se Arapaj është shfaqur i paqëndrueshëm psikologjikisht kur është marrë në pyetje.

Në deklaratën e dhënë ai ka shfaqur shenja xhelozie.

“Më gënjente, nuk ishte e sinqertë me mua. Nuk më tregonte të vërtetën. Kur unë ikja në punë dyshoja se takohej me njerëz të tjerë. Asnjëherë nuk më jepte një version për gjërat që e pyesja”-ka thënë gardisti në polici.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në banesën e çiftit në Allias. Alketi është babai i një vajze dhe rezulton që si ai ashtu edhe bashkëshortja të kenë qënë predikues të besimit mysliman.  Vetë Alketi në Facebook poston shumë shprehje fetare dhe falënderime për Allahun.