Studentët e Shkodrës sot kanë dalë në protestë përpara komisariatit të policisë, pas video skandalit ku shfaqet efektivi i Malësisë së Madhe duke kryer veprime të turpshme.
“Prostitucioni, stop dhunës, përdhunimit”, ishte një nga parullat e studentëve.
Të ulur në tokë ata kanë bllokuar hyrjen e komisariatit, ndërkohë që këndojnë himnin kombëtar.
Kujtojmë se video-skandali i policit Berhan Bajrakuti, i cili shfaqej në kamera duke kryer veprime të turpshme ngjalli reagime të shumta. Vetëm pak pasi video u publikua në media, ai u arrestua.