Skip to content
Të Gjitha

Vetting-u/ Gani Dizdari jashtë sistemit të drejtësisë

· 1 min lexim

Që sot me vendimin e Komisionit të Posaçëm të Apelimit që la në fuqi shkarkimin e datës 16 korrik të KPK-së, Gani Dizdari, i cili ka qenë pjesë e elitës së drejtësisë shqiptare, përfshi Hetuesinë, zv/Prokuror i Përgjithshëm, anëtar i Gjykatës së Lartë dhe së fundmi edhe gjyqtar kushtetues do të duhet të largohet përfundimisht nga drejtësia.

Me largimin e tij përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese, ky institucion mbetet vetëm me një anëtar të konfirmuar, Vitore Tushën.

Gani Dizdari u penalizua për pasurinë dhe pastërtinë e figurës.

Gjyqtari kushtetues u vendos në pozitë të vështirë për lidhjen e tij me nipin, i cili rezulton se është i dënuar për çështjen e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. Po ashtu edhe për një borxh që ia kishte marrë së bijës.