Është zbardhur përplasja me armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Bardhaj në Shkodër, ku mbetën të plagosur dy vëllezër.
Efektivët kanë vënë në pranga dy vëllezërit Marjan Doçi, 23 vjeç, dhe Hoten Doçi, 30 vjeç. Arrestimi i tyre është bërë në kushtet spitalore, teksa ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranës, jashtë rrezikut për jetën, nën mbikëqyrje nga forcat e policisë.
Gjithashtu policia identifikoi dhe autorin e plagosjes së dy vëllezërve. Bëhet fjalë për shtetasin Besmir Perkola.
Dy shtetasit e plagosur në deklarimin për policinë kanë thënë se “nuk kemi asnjë konflikt dhe nuk e kemi idenë përse na ka qëlluar personi tjetër dhe madje nuk e njohim se kush ka qenë”.
“Ishim tek makina kur një person u afrua dhe qëlloi drejt nesh në mënyrë të papritur. Nuk e kemi idenë përse na ka qëlluar, sepse nuk kemi ndonjë konflikt”, mësohet të kenë thënë dy vëllezërit për policinë, duke mos pranuar që të japin asnjë detaj shtesë lidhur me arsyen përse janë qëlluar.”, mësohet të kenë thë dy vëllezërit për policinë.
Ndërkohë ende nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me të afërmin e tyre Gentian Doçi i cili akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në Kamëz, apo konflikti ka ndodhur per motive banale.
Prej mbrëmjes së djeshme, por edhe gjatë ditës së sotme, një grup i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka qëndruar në vendin ku ndodhi plagosja për të shmangur çdo lloj konflikti tjetër, pasi të dy familjet jetojnë afër njëra-tjetrës.