Një lajm i trisht vjen nga shteti grek. Një 35 vjeçar shqiptar i infektuar me coronavirus ka varur veten mëngjesin e kësaj të shtune në Theologos, Greqi.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarë të viktimës, pasi ishte gjetur pa jetë në banesë nga gruaja e tij dhe i vëllai.
Sipas dëshmive, 35-vjeçari u gjet i varur në një pemë, ndërsa të njëjtat burime raportojnë se ai ndihej fajtor sepse ishte prekur nga koronavirusi duke infektuar të tjerë në shtëpinë e tij.
Ai është njohur në lagje si një familjar i mirë dhe ishte baba i një vajze të vogël.
Kujtojmë se dy raste të tjera të humbjes së jetës kanë ndodhur gjatë ditës së sotme.
Njëri prej rasteve ishte mjekja endokrinologe, Varvara Lile. Mjekja e prekur me Covid-19, prej ditësh ishte në gjendje të rënduar shëndetësore.
Pesë ditë më parë të afërmit e saj bënë apel në rrjetet sociale, duke kërkuar dhurues gjaku, pasi mjekja kishte grupin “0+” dhe ishte e vështirë për tu gjetur.
Gjithashtu një tjetër lajm i trisht kishte të bënte me Komandantin e Komandës Mbështetëse, Ndriçim Sallaku, i cili humbi betejën me koronavirusin.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur në ‘Facebook’, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.