Skip to content
Aktualitet

Protesta e 16 shkurtit: Protestuesit të udhëzuar të shkatërrojnë objektin pranë kryeministrisë

· 2 min lexim

Ashtu siç ishte paralajmëruar opozita pritet të mbajë më 16 shkurt protestën që do të “shkundë” qeverinë, siç edhe janë shprehur.

Siç mëson “iconstyle.al” në skenaret e opozitës është në plan edhe prishja e strehës me neon te kryeministria.

Ndërkohë, jo më larg se sot deputeti i LSI, Endrit Braimllari paralajmëroi kryeministrin Edi Rama që të mbajë larg protestës provokatorët.

Deputeti i LSI-së tha se Policia e Shtetit nuk duhet t’i shërbejë politikës, por sigurisë publike.

Po ashtu, në një dalje për mediat nga selia e PD, Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha se Rama i rrethuar nga zhgënjimi po përhap panik nëpërmjet policisë për protestën e 16 shkurtit duke planifikuar një skenar kriminal.

“Në një përpjekje të mjeruar, i rrethuar nga zhgënjimi dhe zemërimi i shqiptarëve, Edi Rama i vetmuar shfaqi sot gjithë pasigurinë e tij, kur urdhëroi policinë e Shtetit të përhapë panik lidhur me protestën e 16 shkurtit. Skenari për të përdorur policinë si vegël politike është kriminal”.

Më herët edhe vetë kreu i opozitës ka përsëritur se protesta do të shënojë fundin e Edi Ramës në qeveri.

Tani na mbetet vetëm të presim zhvillimet.