Provokimet e Serbisë ndaj Kosovës nuk kanë munguar asnjëherë, madje edhe në rang politikanësh. Ka qenë Aleksandër Vuçiç ai që edhe njëherë ka provokuar me një postim në rrjetet sociale. Presidenti serb ka publikuar një foto të hartës së Kosovës e cila mban ngjyrat e flamurit të Serbisë. Postimin ai nuk e ka brë nga faqja zyrtare e presidentit, por nga profili i tij personal në Instagram. Deklarata e tij ka shkaktuar reagime të shumta, teksa Vuçiç ka bllokuar edhe komentet.
“Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 Marsi të ndodhë përsëri. Ne kujtuam dhe ngulitëm çdo mësim në të cilin ishim humbës, por nuk do të heshtim ndaj viktimave tona. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur dhe ne e quajmë atë me emrin e saj të vërtetë – masakër,”-shkruan Vuçiç.
Por çfarë simbolizon 17 marsi për serbët?
19 njerëz u vranë në Kosovë në 17 mars, 5 vite pasi serbe u tërhoqën nga Kosova në fund të luftës 1998-1999.Sipas një raporti të OSBE, 11 prej tyre ishin shqiptarë të Kosovës, ndërsa tetë serbë të Kosovës. Ndërkohë, u plagosën më shumë se 900 njerëz të tjerë, mes tyre 65 oficerë policie ndërkombëtare dhe 58 oficerë të Shërbimit Policor të Kosovës. Më shumë se 800 ndërtesa u shkatërruan ose dëmtuan,ndër to edhe 29 kisha Ortodokse Serbe.